Sot, me dt. 02.02.2021, Kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës Prof.Dr. Blerim Kamberi dhe kryetarja e Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës Dr.sc.Donika Bajrami kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit, ku ndër tjerash ata shprehën vullnetin dhe mirëkuptimin e tyre për bashkëpunimin reciprok në fushën e shkëmbimit të informacioneve, përvojave dhe organizimit të përbashkët të aktiviteteve profesionale e shkencore,si ligjërata, kongrese/konferenca, tubime shkencore, seminare, simpoziume, trajnime dhe forma tjera, me qëllim të mbështetjes së procesit të ngritjes dhe avancimit profesional të të stomatologëve në nivel vendi.