Të nderuar kolegë,

Shoqata Dentare Shqiptare, Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës dhe Shoqëria Stomatologjike Shqiptare e Maqedonisë, organizojnë më 12 dhe 13 Tetor 2018, KONGRESIN E 6-të MBARËSHQIPTAR TË STOMATOLOGJISË (6th Pan Albanian Dental Congress), aktivitetin më të rëndësishëm që vjen ςdo vit falë bashkëpunimit ndërmjet shoqatave dentare shqiptare në trevat shqiptare.

 

Është nder dhe kënaqësi e madhe t’ju njoftojmë se këtë vit ky kongres do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

 

Qëllimi i këtij eventi ka qenë dhe mbetet shkëmbimi i eksperiencave studimore, klinike dhe teorike në fushën e stomatologjisë. Profesionalistë të shquar nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova do të përcjellin eksperiencën e tyre më të mirë në të gjitha specialitetet e dentistrisë, por edhe profesorë të nderuar nga vende të ndryshme të Europës, me referimet e tyre do të zënë një pjesë të rëndësishme në këtë kongres. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen tashmë emra të njohur si: Arnaldo Castelluci, Dan Ericson, Thomas Kocher, Nermin Yamalik, Heike Steffen, Xhemal Ibraimi, Antonio Mingione, Gianfranco Politano, Jean Meyer, Alexandre Richard, Vincenzo Campanella, Vincenzo Quinzi, Hermes Brunato, Dror Aizenbud, Nelly Steinbock.

 

Ky kongres është kongresi i të gjithë dentistëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Të gjithë ju që dëshironi të referoni punimet dhe eksperiencën tuaj, jeni të ftuar të vizitoni faqen e internetit www.shdsh.org për kriteret e përgatitjes së abstraktit (https://drive.google.com/file/d/1KVQvl8yvFuUA11uJvWgvsYnXkKGlwaCK/view?usp=sharing). Afati i dorëzimit të abstraktit është data 20 Korrik 2018.

 

Sikundër në të gjitha aktivitetet, edhe panairi do të jetë pjesë e rendesishme e këtij aktiviteti. Ftojmë të gjitha Kompanitë Distributore dentare dhe farmaceutike, që janë të interesuar për të marrë pjesë në panair apo në workshop, të na kontaktojnë për të rezervuar hapësirën e tyre në postën elektronike: kongresidentar18@shdsh.org.

 

Të nderuar kolegë, shënoni qe tani në kalendarin tuaj!
12-13 Tetor 2018
KONGRESI I 6 -të MBARËSHQIPTAR I STOMATOLOGJISË
Tiranë, Shqipëri

Ju mirëpresim
në këtë eksperience ku gjithësecili nga ne do të gjejë hapësirën për të treguar dhe mësuar!