HISTORIKU DHE AKTIVITET E SHOQATËS


Qellimi i krijimit të Shoqatës së Stomatologëve të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë, ngritja e nivelit profesional dhe shkencor të anëtarëve të saj, të përhapë përvojen e përparuar të kolegëve të vendit tonë e sidomos të kolegëve të vendeve të zhvilluara të botës, duke krijuar në këtë mënyrë mundësitë e ngritjes së vazhdueshme të nivelit të punës klinike, diagnostikuese dhe mjekuese të sëmundjeve, të nxitë iniciativat për punën kërkimore dhe shkencore, të mbrojë të drejtat e anëtarëve të saj si dhe të forcojë bashkëpunimin me shoqatat analoge të vendeve të botës.

Shoqata e Stomatologeve te Kosoves eshte themeluar ne vitin 2000, por format e ndryshme te organizimeve te aktiviteteve profesionale e shkencore datojne prej vitit 1974 kur themelohet Seksioni i Stomatologëve në kuadër të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës.
Në periudhën 1974-1982 Kryetar i Seksionit zgjedhet prof.dr. Skender Karahoda.
Në periudhën kohore 1982-1986 kryetar i Seksionit zgjedhet Prof.Dr. Rifat Ymeri.
Në peridhën kohore 1986-2000 kryetar i Seksionit zgjedhet Prof.Dr. Osman Sejfija.
Në vitin 2000 themelohet Shoqata e Stomatologëve të Kosovës, kryetar i së cilës zgjedhet prof.Dr. Agim Islami i cili e përfaqësoi shoqatën deri në vitin 2009.
Prej vitit 2009-2017 kryetar ishte Dr.Sc.Ali Gashi
Prej vitit 2017- kryetar është Prof.Dr. Blerim Kamberi

Që prej themelimit, Shoqata e Stomatologëve të Kosovës ka zhvilluar një mori aktivitetesh profesionale dhe shkencore dhe ka bërë përpjekje të vazhdueshme për njohjen e saj brenda dhe jashtë vendit. Vazhdimisht punohet për të krijuar lidhje të reja, me qëllim jo vetëm pjesëmarrjen tonë, por edhe për organizimin në të ardhmen të aktiviteteve shkencore të përbashkëta me shoqatat tjera analoge të vendeve të tjera të rajonit dhe më gjërë. Shumë stomatolog të vendit tonë qe nga viti 1974 dhe deri më tani kanë marrë pjesë në kongrese, konferenca, simpoziume dhe format tjera të organizimit të aktiviteteve profesionale e shkencore në shumë vende të botës.

Aktivitetet profesionale dhe shkencore të organizuara ngat Shoqata e Stomatologëve të Kosovës

Në tetor të vitit 2017 në Prishtinë është zhvilluar Kongresi I V-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Në dhjetor të vitit 2016 është zhvilluar Konferenca- Ditët e VI-ta të Stomatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Në nëntor të vitit 2016 në Prizren është zhvilluar Tubimi profesional “Stomatologjia Sot”
Në nëntor të vitit 2016 në Gjilan është zhvilluar Tubimi professional “Stomatologjia Sot”
Në tetor të vitit 2011 në Prishtinë është zhvilluar Kongresi I II-të Mbarëkombëtar i Stomatologjisë mr pjesëmarrje ndërkombëtare.
Në tetor të vitit 2008 në Prishtinë është zhvilluar Konferenca Ditët e pesta të Stomatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Në qershor të vitit 2005 në Prishtinë është zhvilluar Kongresi i II-të i Stomatologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Në qershor të vitit 2002 në Prishtinë është zhvilluar Kongresi I –rë i Stomatologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Në qershor të vitit 1994 në Prishtinë është zhvilluar simpoziumi profesional dhe shkencor- Ditët e katërta të stomatologëve të Kosovës.
Në qershor të vitit 1988 në Prizren është zhvilluar Ditët e treta të Stomatologëve të Kosovës
Në qershor të vitit 1987 në Pejë është zhvilluar Simpoziumi-Ditët e dyta të Stomatologëve të Kosovës me pjesëmarrje nga të gjitha vendet e ish Jugosllavisë.
Në tetor të vitit 1986 në Gjakovë është zhvilluar simpoziumi- Ditët e Stomatologëve të Kosovës
Në shator të vitit 1974 në Prishtinë është zhvilluar Java e Stomatologëve, nga të gjitha vendet e ish Jugosllavisë.