Në Gjilan mbahet tubimi profesional “Stomatologjia Sot”


Gjilan (06/11/2016) – Nën organizimin e shoqatës së stomatologëve të Kosovës të shtunën në Gjilan në pranin e mbi 400 pjesëmarrësve nga e tërê Kosova është mbajtur tubimi profesional “Stomatologjia Sot”.

Tubimin e hapi Bekim Kosumi, derisa kanë folur edhe kryetari i shoqatës së stomatologëve, Ali Gashi i cili i njoftoi të pranishmit për sfidat dhe të arriturat e shoqatës si dhe për planet për të ardhmen si dhe vullnetin që takimet në Gjilan të jenë tradicionale. Tubimin e ka përshëndetu edhe ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani i cili foli për aktivitetet e MSH rreth licencimit të profesionistëve shëndetësor. Ministri u zotua për përkrahje permanente të aktiviteteve të tilla profesionale. Kurse me punimet e tyre u paraqitën, Adil Raka me një ligjëratë si dhe, Ferial Periuci me dy ligjërata. Temat ishin shumë interesante dhe të dobishme për profesionistët shëndetësorë. Ky tubim profesional ishte i akredituar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës tha për rajonipress Xhemajl Salihu.